NË SLLOVENI
10 minuta për Morinën në humbje
19 December, 2017 @14:19
Qendra e reprezentacionit të Kosovës, Gëzim Morina, ka qenë për 10 minuta në parket, në humbjen e fundit të ekipit të tij, Primorska, në elitën sllovene të basketbollit.
Morina nuk ka shënuar asnjë pikë përgjatë minutave sa ishte në parket, ndërsa ka kontribuuar me 3 kërcime në mbrojtje në ndeshjen të cilën Hopsi Polzela mposhti Primorskën 85-66.
Primorska aktualisht ndan kreun me Olimpijën me bilanc të njejtë, 6-3, ndërsa Polzela ka bilanc 5-4 pas nëntë ndeshjeve të para në Nova KBM, ligën elite sllovene.