REFERËT NDËRKOMBËTAR
Treshja kosovare referon Tiranën nesër
19 December, 2017 @13:09
Treshja e referëve nga Kosova, nesër do të referojë në kuadër të ligës ballkanike, ndeshjen e fundit për këtë vit aty, Tirana-Blokotehna.
Tirana që ka bilanc 2-4 pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor në BIBL, dëshiron ta kryejë vitin me fitore.
Mirëpo, në anën tjetër ka përballë ekipin e fortë maqedonas, Blokotehna, që drejtohet nga ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski. Blokotehna ka bilanc 5-1 pas gjashtë xhirove të para në BIBL.
Ndërsa referimin në këtë ndeshje do ta ndajnë treshja kosovare e licencuar ndërkombëtarisht, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni.
Ndeshja luhet nesër dhe nis në ora 18:30 në Feti Borova të Tiranës.