KOBE BRYANT
Dallimi i 8-shes dhe 24-shes
19 December, 2017 @8:44
Edhepse shumë herë u pyet, ai ende nuk ka përgjigje se cili do të ishte më i mirë.
Kobe Bryant përsëri u pyet se a do të ishte më i mirë Kobe me numër 8 në fanellë apo ai me 24, në një ndeshje imagjinare.
“8-shi ka diçka që 24-shi asnjëherë s’do ta ketë. Aftësinë për t’i rritur flokët,” ka thënë duke qeshur Kobe Bryant sot në mëngjes, kur Los Angeles Lakers, në ceremoni të veçantë, pensionoi të dy fanellat e legjendës së basketbollit.
As Lakers nuk përzgjodhi se cili Kobe ishte më i mirë, i pensionoi të dyja fanellat.
Lakers më pas u mposht nga Warriors në ndeshjen që u vendos pas vazhdimeve, 114-116.
“Nuk ka të bëj me fanellat që po ngriten aty lartë,” vazhdoi më tej Bryant.
“Kanë qenë këto fanella që më inspironin të luaj në nivel të lartë.”
Kobe Bryant me 33 mijë e 643 pikë të shënuara është 5 herë kampion i NBA-së. Ai është përzgjedhur 18 herë në All Star të NBA-së dhe është lider sa i përket ndeshjeve të zhvilluara me Lakers, 1 mijë e 346, me tre pikë (1827), me vjedhje topash (1944) dhe gjuajtjet e lira (8378). Gjithashtu, Bryant është në vendin e tretë të koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së.