EDHE NJË FITORE
2 ndeshje - 2 fitore për Drenicën me trajnerin e ri
13 April, 2024 @22:09
Drenica nën drejtimin e Afrim Jasharit ka shënuar edhe fitoren e dytë në dy duelet e fundit kampionale, ndërsa sot ka mposhtur Istogun dhe atë me përbysje si mysafir.
Ka qenë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Mohamed Fofana, që i ka dhënë fitoren Drenicës në këtë përballje, ndërsa ekipi nga Skenderaji u kthye me gjah të plotë nga “Demush Mavraj”: Istogu - Drenica 1-2 [Darius Ghinea 54’ - Qëndrim Gashi 75’, Mohamed Fofana 89’].
Derisa Drenica është e qetë në pozitë të katërt të renditjes tabelare në Ligën e Parë - Grupi A, ku ka 33 pikë nga 22 ndeshje, Istogu është ende në luftë për mbijetesë me 19 pikë nga 22 ndeshje.
Istogu kishte marrë epërsinë me rumunin Ghinea, por rënia nga loja në fund të ndeshjes u kushtoi me humbje, duke mos arritur ta ruajnë epërsinë e fituar gati vetëm 30 minuta para fundit të ndeshjes!