Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN VENDIMI I FFK-së!

FFK me dorë të hekurt ndaj parregullsive, përjashton Ulpianën e Vllazninë nga liga!

FFK me dorë të hekurt ndaj parregullsive, përjashton Ulpianën e Vllazninë nga liga!


13 April, 2024 @11:07

Përballja që kishte më së paku informata publike në ditën që u luajt, Ulpiana - Vllaznia, duel ky që i takoi mysafirëve që po luftojnë për mbijetesë dhe përmbysën rezultatin prej 3-1 në 3-4 — është anuluar tërësisht, ndërsa me dje FFK edhe zyrtarisht i ka përjashtuar nga garat e Ligës së Parë - Grupi B këto skuadra.

Ekipet në fjalë kundërshtuan vendimin përmes njoftimeve të lëshuara në llogaritë e tyre në Facebook, por njoftimi i djeshëm i FFK-së i dha fund dilemave, ndërsa klubet në fjalë do të kenë të drejtë ankesë deri në tetë ditë pas njoftimit për vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

KF Ulpiana nga Lipjani largohet nga garat e Ligës së Parë - Grupi B 2023/24 dhe kthehet në rang më të ulët të garave, me këtë humb statusin e ekipit nga Liga e Parë 2023/24, ndërsa garat e rregullta kampionale i vazhdon në stinorin vijues 2024/25 nga Liga e Dytë,” shkroi vendimi.

I njëjti vendim iu shqiptua edhe Vllaznisë së Pozharanit. Krejt kjo pas mëdyshjeve për rikthimin në rezultat të ndeshjes, ndërsa ndër të tjera në arsyetimin e KDE-së është theksuar thyerja e rregullores disiplinore - mosangazhimi në lojë (lëshimi i qëllimshëm i kundërshtarit të shënoj gol pa angazhim, angazhim inert, mos dëshirë për lojë, dëmtimi i ekipit të tij me qëllim) si dhe komunikimi i disa lojtarëve me SMS lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes si dhe të dhënat nga raportet tjera konfidenciale.

TABELA AKTUALE

KG kishte hapur disiplinore ndaj KF Ulpiana, personit zyrtar të ekipit Meriton Isufi, lojtarit Ridon Llugiqi, lojtarit Gentian Emini, lojtarit Samet Rexhepi, KF Vllaznia Pozharan dhe personit zyrtar të ekipit Agron Pira.

Më pas u mor vendimi për tu anuluar ndeshja, ku shkruhej lidhur me parregullsitë e ndeshjes Ulpiana-Vllaznia KG merr këtë vendim:

“Anulohet sipas detyrës zyrtare ndeshja e Ligës së Parë - Grupi B, e zhvilluar mes Ulpianës dhe Vllaznisë, Xhiro XXI, e përfunduar me rezultat 3-4 në favor të Vllaznisë. E njëjta regjistrohet si ndeshje e luajtur dhe rezultati i saj nuk regjistrohet. Po ashtu, pikët dhe golat e shënuara nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit në ligën përkatëse.”

Aktualisht sot, përballja e Ferizajit ndaj Ulpianës është anuluar dhe pritet të shihet vendimi i radhës i FFK-së për këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe për përballjen e nesërme të Vllaznisë. Gjithashtu - për pjesën e mbetur të stinorit, rezultatet e ekipeve tjera si dhe ekipet që bien nga Superliga në Ligë të Parë dhe ato të Ligës së Dytë që ngriten në Ligë të Parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë