Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË DERBIN!

Rigon Kabashi sjell fitoren dhe kreun për Prishtinën e Re

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Rigon Kabashi sjell fitoren dhe kreun për Prishtinën e Re


12 April, 2024 @23:53

Një gol i hershëm i shënuar nga Rigon Kabashi, pas asistimit të Kreshnik Bahtirit ka qenë vendimtar në derbin mes Prishtinës së Re dhe Vjosës të luajtur të premten, ndërsa fitorja 1-0 e Prishtinës së Re ka bërë që ekipi të merr lidershipin e Ligës së Parë - Grupi B.

Prishtina e Re - Vjosa 1-0 [Rigon Kabashi 10’]. Bardhekaltërit vendas me këtë fitore kanë çuar kuotën e pikëve në 50 pas 22 ndeshjesh në këtë grup të Ligës së Parë dhe kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për fund të stinorit, janë në rrugë të mirë për të siguruar për herë të parë në histori Superligën direkt, - kurse janë në luftë të ashpër për të fituar grupin me Ferizajin.

TABELA AKTUALE

Vjosa në anën tjetër me këtë humbje ka pësuar goditje në këtë drejtim, pasi që tash janë larguar edhe nga lufta për pozitë të dytë, duke mbetur 5 pikë pas kësaj pozitë, derisa janë të tretit me 43 pikë!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë