Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

20 ndeshje dënim për Hidon

20 ndeshje dënim për Hidon


13 February, 2013 @23:34

Në ndeshjen e parë të stinorit, Hido e theu dorën dhe një kohë të gjatë ishte larg parketëve. Gjatë testeve mjekësore, kanë vërejtur se Hidayeti kishte përdorur methenolone ( substancë të ndaluar).

Komiteti anti-doping në NBA, për Turkoglun caktoi 20 ndeshje moslojë, dënimi do t’ia nisë sonte me ndeshjen kundër Atlanta Hawksit. Ai gjatë kësaj periudhe, nuk do të marrë pagë, që i shkon rreth 3 milionë dollarë.

Hido për këtë rast deklaroi se, gjatë verës ai e kishte lënduar krahun, dhe kishte marrë një substancë nga trajneri: “Nuk kam ditur se kjo substancë është e ndaluar dhe para se ta përdori këtë, nuk e kam kontrolluar. E tërë përgjegjësia është e imja për përdorjen e kësaj substanceje. Ky është plotësisht faji im, kërkoj falje nga skuadra e Orlando-së, nga tërë liga e NBA-së, gjithashtu edhe nga tifozët e skuadrës sime, më vjen shumë keq për këtë,” përfundoi lojtari i pikëlluar.

Hidayet Turkoglu, me këtë është bërë lojtari i tetë në historinë e NBA-së, që ka përdorur substancë të ndaluar.



Lista e lojtarëve që janë dënuar nga NBA të cilët kanë përdorur substanca të ndaluara:

1 OJ Mayo 10 lojë (2011)
2 Darius Miles 10 lojë (2008)
3 Rashard Lewis 10 lojë (2009)
4 Lindsey Hunter 10 lojë (2007)
5 Somaila Samake 5 lojë (2002)
6 Matt Geiger 2 lojë (2001)
7 Don MacLean 5 lojë (2000)

 
Të gjitha lajmet nga