EKIPET KOSOVARE
4 ndeshje, 4 disfata në debutim te garat e UEFA-së
7 July, 2017 @13:39
Ekipet kosovare debutuan në arënën ndërkombëtare këtë vit. Kampioni, Trepça’89 në Ligën e Kampionëve, ndërsa nënkampioni, Prishtina, në Europa Ligë.
Dy skuadrat u mposhtën në ndeshjet e tyre, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa bilanci përfundimtar prej 4 ndeshjeve të zhvilluara në total është 4 disfata - që nuk i sjellë aspak pikë Kosovës në renditjen e vendit për ekipet që do të dalin në arenën ndërkombëtare stinorin që vjen.
Kështu, 89-shi i drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht nga kampioni i Ishujve Faroe, Vikingur, 2-1 dhe 4-1, ndërsa nënkampioni, Prishtina, e drejtuar nga Arsim Thaqi, pësoi nga suedezët e Norkkoping 5-0 dhe 1-0.
Bilancin e thjesht kjo e bën, 2 gola të shënuara 12 të pranuar dhe 4 disfata nga po aq ndeshje.