COACH OF THE MONTH

Foto: premierleague.com
4 trajnerë në garë për më të mirin e muajit shkurt
5 March, 2021 @23:32
Katër trajnerë të Premier Ligës janë nominuar nga elita e futbollit anglez për epitetin e trajnerit të muajit.
Nuno Espirito Santo, trajner i Wolves; Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt; Scott Parker, trajner i Fulhamit dhe Thomas Tuchel, trajner i Chelseat janë katërshja që kanë arritur të futen në garë për më të mirin, ndërsa paneli i ekspertëve të futbollit bashkë me votat e publikut do të vendosin për fituesin, të hënën më 8 mars.