Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARËT PREMTUES - VAZHDOJNË KONTRATAT

5 lojtarë vazhdojnë me Ferizajin

5 lojtarë vazhdojnë me Ferizajin


18 June, 2023 @14:35

Të talentuarit e Ferizajit që fituan besimin për disa ndeshje dhe debutuan në Superligë gjatë edicionit të kaluar, kanë vazhduar kontratat me ekipin që do të garojë në edicionin 2023/24 në Ligë të Parë të Kosovës.

Ferizaji ka bërë të ditur dje se Erion Sadriu, Gentrit Ramusa, Blend Topalli, Blend Bajraktari dhe Arjet Zejna - kanë vazhduar kontratat me ekipin, ndërsa ka shtuar se klubi do të vazhdojë të promovojë lojtarë të ri, veçanërisht tash kur timonier është Ismet Munishi, që u zyrtarizua gjatë javës së kaluar.

“Erion Sadriu, Gentrit Ramusa, Blend Topalli, Blend Bajraktari dhe Arjet Zejna nënshkruajnë kontratat e reja për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët. FC Ferizaj do të vazhdojë me promovimin e të rinjëve të talentuar, duke dëshmuar jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra se beson fuqishëm në potencialin e sektorit të grupmoshave.
Lojtarët e përmendur, sezonin që perfundoj ishin pjesë e ekipit të parë. Erioni debutoi kundër Dritës, Ramusa kundër Ballkanit, Topalli kundër Trepcës e portieri Blend Bajraktari në derbin që u zhvillua në Gjilan, kundër Dritës. Marrë për bazë faktin që tashmë në krye të skuadrës është trajneri Ismet Munishi, që njihet për besimin ndaj lojtarëve të rinj, kësaj liste do i shtohen edhe shumë emra tjerë.
Punoni shumë e besoni në potencialin tuaj. FC Ferizaj do jetë mundësia e artë për secilin që e ka pasion futbollin dhe që e endërron profesionalizmin. FC Ferizaj beson në ju; Erion, Blend, Arjet, Gentrit, Blend dhe shumë të tjerë që pritet të na bashkohen.”
- ka shkruar njoftimi i Ferizajit.◼️


 
Të gjitha lajmet nga