SUPERLIGA

5 ndeshjet e fundit në Superligë, vëmendja në pjesën e poshtme të tabelës
23 May, 2021 @12:09
Superliga e Kosovës në futboll, sot do të përfundon me 5 ndeshjet e fundit të stinorit 2020/21.
Prishtina e kishte siguruar titullin në xhiron e kaluar, derisa vëmendja do të jetë më shumë në pjesën e poshtme të tabelës.
Për mbijetesë do të luftojnë skuadrat: Drenica, Feronikeli, Arbëria dhe Trepça’89.
Ndërsa Drita dhe Ballkani kërkojnë pozitën e dytë për gara Evropiane.
Ndeshjet e xhiros së fundit në Superligë:
Besa - Gjilani
Llapi - Feronikeli
Drita - Arbëria
Trepça’89 - Drenica
Prishtina - Ballkani