Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Agim Ademi suspendon Eroll Salihun

Agim Ademi suspendon Eroll Salihun


7 March, 2022 @19:30

Në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, është marrë vendim që të suspendohet drejtori për çështje sportive dhe këshilltari senior ligjor i Federatës, Eroll Salihu.

Njoftimin e ka bërë të ditur FFK pak më parë përmes një publikimi në faqen zyrtare të saj, ndërsa ndër të tjera ka bërë të ditur edhe për pezullimin e Salihut.

“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së,” —  është thënë në njoftim.

Salihu kishte akuzuar rëndë mbrëmë në emisionin sportiv të KTV-së Ademin dhe nuk ka vonuar, Ademi me thirrjen e KE-së ka suspenduar menjëherë atë.

Komiteti Ekzekutiv në anën tjetër nuk ka dalë zyrtarisht ende me aasnjë përgjigje lidhur me akuzat e bëra të Salihut, as për t’i mohuar ato!

NJOFTIMI I FFK-së

7 mars, 2022 – KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi përgatitjet për organizimin e rrethit elitë të garave për Kombëtaren U17 të femrave ku veç Kosovës janë pjesëmarrëse edhe Gjermania, Sllovenia dhe Austria, e që ky eveniment me rëndësi i është besuar FFK-së nga UEFA. Me këtë rast u konstatua se të gjitha organet dhe personat përgjegjës janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për pritjen dhe akomodimin e ekipeve si dhe organizimin e ndeshjeve.
KE analizoi edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se ato po rrjedhin normal dhe me një rivalitet sportiv e të baraspeshuar.
KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së. KE shqyrtoi edhe Parashtesa dhe ankesa drejtuar këtij organi.

AKUZAT E EROLL SALIHUT

 


 
Të gjitha lajmet nga