Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Vushtrrisë

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Vushtrrisë


17 June, 2022 @12:10

Dikur ish lojtar i ekipit, tash kthehet si trajner. Alban Dragusha sot është zyrtarizuar si trajner i ekipit të Vushtrrisë, që garon në Ligë të Parë Grupi B.

Vushtrria ka zyrtarizuar sot trajnerin që ka marrë drejtimin e skuadrës për edicionin 22/23 ndërsa i ka uruar mirë se ardhje.

“Alban Dragusha, do të jetë kryetrajner i klubit tonë! Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si kryetrajner. I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese Gladiatorit tonë!” - ka shkruar FC Vushtrria në llogarinë e klubit.

Ditë më parë, Vushtrria u nda nga trajneri i deritashëm i saj Samuel Nikaj.


 
Të gjitha lajmet nga