Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Vushtrria ndan rrugët me Samuel Nikajn

Vushtrria ndan rrugët me Samuel Nikajn


16 June, 2022 @13:38

Përkunëdr edicionit të mirë të kaluar në Ligë të Parë B, pastaj triumfit në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë si dhe arritjes së PlayOffit për Superligës - Vushtrria ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin Samuel Nikaj.

Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, FC Vushtrria ka bërë të ditur se klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shkodran.

“FC Vushtrria dhe kryetrajneri Samuel Nikaj e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi i uron shëndet dhe suksese në jetë,” ka shkruar njoftimi i klubit, shoqëruar me fotografinë Falemnderit Samuel.

Kujtojmë, Nikaj mori Vushtrrinë në fillim të stinorit dhe siguroi pozitën e dytë në Ligën e Parë B, duke mundësuar kalimin në Superligë përmes ndeshjeve të barazhit.

Në të parin, ata suksesshëm kaluan Lirinë, duke e mposhtur pas penalltive. Ndërsa në PlayOffin ndaj Malishevës ata humbën dhe kështu nuk arritën të sigurojnë Superligën për edicionin e ardhshëm, 2022/23.

Shkodrani Nikaj, disa herë e ka quajtur Vushtrrinë si shtëpi e dytë e tij.

Vushtrria në edicionin 2022/23 do të garojë në Ligë të Parë B.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë