PODUJEVË

Foto: KFLlapi/fb
Albion Kurtaj nga Ferizaji kalon te Llapi
2 June, 2022 @22:11
Njëri ndër lojtarët e dalluar të Ferizajit në rrugëtimin e tyre drejt Superligës, Albion Kurtaj, ka nënshkruar sot edhe zyrtarisht kontratën me Llapin dhe është bërë lojtar i tyre.
Sipas njoftimit të KF Llapi, Kurtaj 23-vjeçar, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin nga Podujeva.
Kurtaj përndryshe ka shënuar 10 gola e 9 asistime me ekipin e Ferizajit, derisa këta luanin në Ligën e Parë Grupi B për ta fituar atë dhe për të siguruar Superligën.
“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve,” ka shkruar njoftimi i KF Llapi pak më parë.