KRASNIQI E NIS ME FITORE TE VËLLAZNIMI
Altin Vojvoda vendimtar, Vëllaznimi e nis mbarë
18 August, 2024 @21:41
Vëllaznimi i Gjakovës me trajnerin e ri në ekip Leotrim Krasniqi e ka nisur mbarë stinorin e ri në Ligë të Parë - Grupi A, duke korrë fitore në ndeshjen e parë të stinorit me rezultat minimal ndaj ekipit të promovuar nga Liga e Dytë në të Parën këtë vit, KF Mitrovicës, që dikur quhej KF Australia.
Ka qenë Altin Vojvoda, që me golin e tij të shënuar në minutën e 20-të të ndeshjes bëri dallimin në rezultat, ndërsa lufta vazhdoi nga të dyja palët deri në fund ku vendasit kërkonin pikën e parë, ndërsa mysafirët sigurimin e fitores. Në fund, mbeti Mitrovica 0-1 Vëllanzimi [Altin Vojvoda 20’] për tu kthyer kuqezinjtë në shtëpi me tre pikë që prej ndeshjes së parë të stinorit dhe atë si mysafir.
Xhiron që vjen, Vëllaznimi pret Drenicën në shtëpi, ndërsa Mitrovica udhëton te Istogu.