A&N - RAHOVECI

Foto: Eron Sylejmani
A&N mposhtë Rahovecin, i afrohet vendit të dytë
19 April, 2022 @16:00
Në Korishë të Prizrenit, sot skuadra vendase A&N arriti që me rezultat minimal ta mposhtë Rahovecin mysafir.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, kurse skuadra prizrenase ndeshjen e fitoi falë golit të shënuar në minutën e 70’, kur shënoi futbollisti Steven Ngolo Aponza.
Kështu, takimin në fund skuadra prizrenase A&N e fitoi 1-0.
Fitorja e shënuar sot ishte e parë për prizrenasit nën drejtimin e trajnerit Denis Isaja, e me këtë fitore kjo skuadër i afrohet Lirisë së vendit të dytë.
Në anën tjetër, Rahoveci për momentin është i shtati në Grupin A të Ligës së Parë.