PËRFAQËSUESJA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Fëmijë, aplikoni për reprezentacion të Kosovës!
15 December, 2014 @15:35
Fëmijët e lindur në vitet 2000/01 këto ditë do të kenë mundësi për tu bërë basketbollist të përfaqësueses së Kosovës.
Si ndodh kjo?
Federata e Basketbollit të Kosovës organizon kamp përzgjedhës për grupmoshat e reja dhe janë të ftuar të gjithë fëmijet e këtyre moshave.
Përzgjedhjen e basketbollistëve do ta bëjë trajneri amerikan me përvojë, Chris Dial, i cili këtë punë e bën edhe në Rumani e Turqi.
Nga sot, fëmijët mund të aplikojnë në FBK te linku:
http://basketbolli.com/sq/article/regjistrimi-ne-kampin-perzgjedhes-me-trajner-amerikan
Të gjithë ata që arrijnë të kualifikohen nga trajneri në fjalë, do të jenë pjesë e Qendrës për Performancë të Lartë, që do të nis funksionimin nga viti i ardhshëm, që ka për qëllim krijimin e reprezentacionit të qëndrueshëm kosovar në basketboll, pas 5-6 viteve.
Për detaje tjera pas aplikimit, FBK-ja do t’i njoftoj të interesuarit të enjten.