Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PEJANE

Besa fundos shpresat e Kastriotit

Foto: KB Besa

Besa fundos shpresat e Kastriotit


14 December, 2014 @18:31

Besa e Pejës ka arritur që të shënojë fitore ndaj Kastriotit të Ferizajit, në derbin e fundit të tabelës së klasifikimit sonte. 

Pejanët, pas largimit të Fabian Gjukës, nën udhëheqjen e Hekuran Husajt, kanë arritur të shënojnë fitoren e parë me trajnerin e ri, që në ndeshjen e parë të tij si trajner i Besës. 

Me këtë fitore, Besa tanimë është shmangur mirë nga Kastrioti i fundosur, që shpresonte në fitore sonte. 

Te ekipi pejan, kanë debutuar edhe dy përforcimet e reja, Andre Armstrong dhe Ernest Freeman, që kanë dhënë kontribut të madh në fitore. 

Kapiteni i ekipit pejan, Beqë Kovaçi, ka shënuar 24 pikë dhe 6 asistime në ndeshje, derisa Armstrong me 27 pikë ka qenë basketbollisti më efikas i ekipit. Freeman debutoi me 18 pikë për ekipin pejan, derisa edhe dy basketbollistë tjerë shënuan pikë dyshifrore te Besa. 

Kastrioti, asnjëherë nuk arriti të bëj më shumë në ndeshje dhe mbeti pa fitore përsëri, edhe pse shpresonte shumë kësaj radhe. Stephen Coles me 27 pikë ka qenë më efikasi te ferizajasit, derisa Vincent Williams dhe Donald Lawes u dalluan gjithashtu, duke shënuar 24, respektivisht, 20 pikë. 

Besa mbetet e parafundit në tabelë pas kësaj fitoreje, mirëpo, tani më me dy pikë të plota mbi Kastriotin, që është fundosur krejtësisht me këtë humbje. 

Rezultatet dhe Tabela aktuale



Statistikat ekipore:

Besa Kastrioti
Çereku i parë 25 20
Çereku i dytë 26 28
Çereku i tretë 24 15
Çereku i katërt 30 32
Kërcime 42 43
Asistime 20 16
Bllokada 0 3
Topa të vjedhur 5 4
Topa të humbur 14 11
Tentime për tre pikë 8/19 9/28
Tentime për dy pikë 30/48 25/52
Tentime nga gjuajtjet e lira 21/28 18/25


Statistikat individuale te Besa

1 Andre Armstrong 27 pikë 2 kërcime
2 Beqë Kovaqi 24 pikë 13 kërcime 6 asistime
3 Ernest Freeman 18 pikë 12 kërcime
4 Blend Matoshi 18 pikë 3 kërcime 2 asistime
5 Shpend Gashi 14 pikë 4 asistime 2 kërcime
6 Taulant Dupa 2 pikë 4 asistime 2 kërcime
7 Dion Basha 2 pikë 3 kërcime 3 asistime


Statistikat individuale te Kastrioti

1 Stephen Coles 27 pikë 14 kërcime 4 asistime
2 Vincent Williams 24 pikë 7 asistime 6 kërcime
3 Donald Lawes 20 pikë 12 kërcime 1 asistim
4 Gent Shabani 10 pikë 7 kërcime 1 asistim
5 Armend Jashari 9 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Hysen Sadiku 5 pikë 2 asistime 1 kërcim

15 FITORE RRESHT

Stuhia e luftëtarëve

NBA

Stuhia e luftëtarëve

14/12/14 @ 11:51

PRISHTINË

Kësaj radhe, sigurtë

FBK Superliga

Kësaj radhe, sigurtë

13/12/14 @ 20:52

SAS-LAL

Befasohet Teksasi

NBA

Befasohet Teksasi

13/12/14 @ 12:16

KARAGAÇ

Peja shkel Vëllaznimin e përgjysmuar

FBK Superliga

Peja shkel Vëllaznimin e përgjysmuar

12/12/14 @ 19:26

BASHKIMI

Sami Hajzeri drejt Bashkimit

FBK Superliga

Sami Hajzeri drejt Bashkimit

12/12/14 @ 16:44

REKORDI

Sytë kah Kobe sonte

NBA

Sytë kah Kobe sonte

12/12/14 @ 16:31

SHQIPONJAT

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

FBK Superliga/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Lis Shoshi - rikthehet te Peja

10/08/23 @ 17:01

SHQIPONJAT

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

FBK Superliga/Transfere

Peja zyrtarizon playin Justin Davis

10/08/23 @ 16:19

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

10/08/23 @ 13:51

MITROVICASIT ME MUNDËSI TË MIRA

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

10/08/23 @ 13:17

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga