PRISHTINË

BOROZANI/Lis Dorambari
Kësaj radhe, sigurtë
13 December, 2014 @20:52
Sigal Prishtina në ndeshjen e dytë të stinorit ndaj Yllit, është treguar shumë më e vëmëndshme, krahasuar me paraqitjen e saj në Suharekë.
Nxënësit e Sabit Hadzic janë treguar të matur në lojë dhe me lojën e tyre të njohur, kanë mposhtur pa ndonjë problem të madh Yllin (që ishte shumë afër befasisë më të madhe të stinorit në Suharekë muaj më parë).
Dardan Berisha ka shënuar përsëri mbi 30 pikë për t’ia sjellë fitoren e radhës ekipit të tij, derisa ka regjistruar edhe 6 asistime e 4 kërcime në fitore.
Bashkë me Dardanin, pesë basketbollistë tjerë bardhekaltër kanë shënuar pikë dyshifrore për ekipin lider të kampionatit që me fitoren e radhës në xhiron tjetër do të përfundojnë stinorin vjeshtor në krye të Superligës.
Te Ylli, si zakonisht, pesëshja e parë ka bartur tërë lojën, derisa atyre u ka ndihmuar edhe Erris Nushi nga banka.
Najee White dhe Urim Zenelaj kanë regjistruar double-double. White ka shënuar 25 pikë e 12 kërcime, derisa Zenelaj ka arritur këto shifra në 10 me 10.
Sigal Prishtina mban kreun e tabelës me 12 fitore e 1 disfatë, e Ylli regjistroi disfatën e nëntë të stinorit, krahas katër fitoreve.
Statistikat ekipore:
Sigal Prishtina | Ylli | ||
Çereku i parë | 29 | 23 | |
Çereku i dytë | 24 | 19 | |
Çereku i tretë | 34 | 25 | |
Çereku i katërt | 22 | 21 | |
Kërcime | 45 | 37 | |
Asistime | 29 | 21 | |
Bllokada | 6 | 4 | |
Topa të vjedhur | 8 | 3 | |
Topa të humbur | 6 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 12/29 | 3/10 | |
Tentime nga loja | 39/77 | 36/81 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 19/26 | 13/16 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 32 pikë | 6 asistime | 4 kërcime |
2 | Jordan Hulls | 19 pikë | 8 asistime | 3 kërcime |
3 | Edmond Azemi | 15 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Blerim Mazreku | 15 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Edin Bavcic | 10 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
6 | Gary McGhee | 9 pikë | 14 kërcime | |
7 | Fisnik Rugova | 6 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Leonard Mekaj | 3 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 25 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
2 | Derrick Washington | 22 pikë | 8 asistime | 2 kërcime |
3 | Charles Hammrok | 14 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Urim Zenelaj | 10 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
5 | Artin Gashi | 10 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Erris Nushi | 5 pikë | 3 asistime | |
7 | Arlind Hajdari | 2 pikë | 2 kërcime |