SAS-LAL

nba.com
Befasohet Teksasi
13 December, 2014 @12:16
Kobe Bryant, para ndeshjes me San Antonion, në stërvitjen e fundit, e kishte çortuar tërë skuadrën për mungesë të lojës agresive dhe kishte kërkuar nga bashkëlojtarët të luftojnë deri në fund të çdo aksioni për çdo top.
Taktika e Kobet, siç dukej kishte funksionuar, ngase e tërë skuadra luajti ndryshe nga ndeshjet e tjera.
Los Angeles Lakers, arriti ta mposht kampionin aktual San Antonio, në vazhdime, me rezultat 112-110.
Koshashënuesi më i mirë tek mysafirët ishte Nick Young me 29, derisa Kobe Bryant luajti me 22 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, kurse në anën tjetër, nuk mjaftuan 19 pikët që i shënuan Tim Duncan e Danny Green së bashku.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Lakersit, në këtë stinor, të cilët i kanë 16 humbje, ndërsa djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e kanë bilancin anasjelltas, 16 fitore e 7 humbje.
Video
San Antonio-Lakers