15 FITORE RRESHT

nba.com
Stuhia e luftëtarëve
14 December, 2014 @11:51
Forma e shkëlqyer e Golden State Warriorsit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Dallas Mavericksit.
Luftëtarët, totalisht dominuan në Teksas, duke e mposhtur Dallasin me rezultat 105-98.
Dyshja fantastike ishte përsëri në skenë. Stephen Curry shkëlqeu me 29 pikë, e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 25 sosh, ndërsa në anën tjetër, 24 pikët e Monta Ellis dhe 23 të Dirk Nowitzkit, nuk mjaftuan për ta ngadalësuar Golden Statetin.
Kjo ishte fitorja e 15-të me radhë dhe e 20-ta në përgjithësi, të djelmoshave të trajnerit Steve Kerr, të cilët sivjet e shijuan humbjen vetëm dy herë. E Dallas Mavericks, ka bilanc prej 17 fitoreve e 8 humbjeve.
Video
Dallas-Golden State