Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Ndeshja e fundit e vitit 2014 në Karagaç

Ndeshja e fundit e vitit 2014 në Karagaç


15 December, 2014 @10:27

Peja, që ka kapur një seri mahnitëse në Superligë, duke shënuar 11 fitore me radhë, pret Sutjeskën e Nikshiqit të Malit të Zi sonte në Karagaç

Verdhezinjtë arritën një fitore shumë të madhe në xhiron e shkuar të BIBL, kur mposhtën Kumanovën si mysafirë në Maqedoni. 

Të dy skuadrat kanë bilanc 3 fitore dhe 2 humbje, ndërsa në ndeshjen e parë të zhvilluar mes tyre kishte fituar Sutjeska

Tashmë, Peja është e motivuar për të kthyer borxhin ndaj ekipit malazez, ndërsa Samir Shaptahovic është aktualisht lojtari më i vlefshëm për ekipin sipas statistikave në ligën ballkanike me efiçiencë 22.4. 

Kujtoni ndeshjen e kaluar

Asnjë ekip nuk ka raportuar për lojtarë të lënduar dhe të dyja pritet që të paraqiten në përbërje të plotë sonte. 

Ndeshja nis në ora 19:30 ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë nga RTV 21 dhe TV Dukagjini, ka njoftuar klubi pejan. E ata që duan t’i shohin në vend të ngjarjes lojtarët, me vetëm 2 euro duhet të paraqiten në Karagaç. 

Gjendja aktuale në tabelë të Balkan League

Përndryshe, kjo është ndeshja e fundit e Pejës për këtë vit në BIBL, ndërsa ndeshjet tjera zhvillohen që nga janari i vitit të ardhshëm. 

Gjyqtarë të ndeshjes së sontme janë: Vladimir Tsekov, Ventsislav Velikov dhe Zoran Mitroski


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League