DERBI PËR POZITËN III

BOROZANI/Lis Dorambari
Bashkimi ia kthen borxhin Trepçës
14 December, 2014 @19:03
Bashkimi ka arritur të shënojë fitore ndaj Trepçës si mysafir sonte, duke arritur t’ia kthejë borxhin mitrovicasve, që kishin dalë fitues në Sezai Surroi më heret gjatë stinorit.
Ndeshja në përgjithësi ka qenë tejet interesante, derisa prizrenasit marrin avantazhin e lojës në çerekun e dytë, kur ndalin Trepçën në 9 pikë (çereku II).
Më pas, përkundër se Trepça u këndell, ata nuk arritën ta kapin ekipin prizrenas në rezultat asnjëherë, edhe pse ngushtuan epërsinë deri në 1 pikë pak para përfundimit të takimit.
Kreshnik Juniku, ka qenë basketbollisti më efikas te Bashkimi. Ai ka shënuar 18 pikë, derisa e tërë pesëshja e parë e portokallezinjëve ka arritur pikë dyshifrore.
Në anën tjetër, te Trepça, Marquiz Baker dhe Samir Zekiqi kanë qenë basketbollistët më efikas me nga 15 pikë të shënuara. Derisa Josh Turner e Anthony Thompson shënuan nga 12 pikë, secili.
Me këtë fitore, Bashkimi ka siguruar pozitën e tretë në klasifikim një xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor, derisa Trepça ka mbetur në pozitën e katërt.
Statistikat ekipore:
Trepça | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 20 | 19 | |
Çereku i dytë | 9 | 20 | |
Çereku i tretë | 19 | 13 | |
Çereku i katërt | 20 | 20 |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Marquiz Baker | 15 pikë | ||
2 | Arian Tahiri | 2 pikë | ||
3 | Valdrin Haxhiu | 9 pikë | ||
4 | Anthony Thompson | 12 pikë | ||
5 | Samir Zekiqi | 15 pikë | ||
6 | Josh Turner | 12 pikë | ||
7 | Arian Mehmeti | 3 pikë |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Kreshnik Juniku | 18 pikë | ||
2 | Tom Tankelewicz | 15 pikë | ||
3 | Spencer Dixon | 11 pikë | ||
4 | Qëndrim Biraj | 10 pikë | ||
5 | Endrit Hysenagolli | 10 pikë | ||
6 | Adnan Mustafa | 6 pikë | ||
7 | Tawaski King | 2 pikë |