Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Edhe një turk në NBA

Edhe një turk në NBA


14 December, 2014 @22:56

Basketbollisti turk i skuadrës Galatasaray Liv Hospital, Furkan Aldemir, karrierën e tij do ta vazhdojë në NBA.

Sipas burimeve të ESPN, basketbollisti 207 centimetra i gjatë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Philadelphia 76ers, prej së cilës do të përfitojë 12 milionë dollarë.

Aldemir këtë stinor ka realizuar mesatarisht 7.8 pikë, 6.2 kërcime dhe 0.3 asistime për ndeshje në 6 paraqitje sa i kishte në Euroleague, derisa mesatare afërsisht të njëjtë ka edhe në kampionatin turk.

Aloja 23 vjeçare do të jetë basketbollisti i pestë turk që do të luaj aktualisht në NBA së bashku me Omer Asik, Ersan Ilyasova, Enes Kanter dhe Hidayet Turkoglu.


 
Të gjitha lajmet nga NBA