TREPÇA - ISTOGU

Arifaj e Jahaj përmbysin Trepçën, Istogu i kthehet fitores
17 September, 2022 @20:40
Dyshja sulmuese e Istogut, Granit Arifaj dhe Qëndrim Jahaj, kanë shënuar nga dy gola sot, derisa ekipi i tyre ka shënuar fitoren e parë që prej nismës së stinorit, duke iu rikhtyer kështu fitoreve.
Fitorja e Troftave ka ardhur pas epërsisë së vendasve. Trepca kishte avancuar me sulmuesin Moustapha Ba, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë për të fituar në fund, Trepça 2-4 Istogu [Moustapha Ba 5, 78 - Qëndrim Jahaj 12pen., 90+3, Granit Arifaj 32, 45].
Përndryshe, Istogu me këtë fitore ka dalë në pjesën e epërme të tabelës sot, ndërsa Trepca mbetet e parafundit me një fitore të vetme dhe të tjerat disfata.