Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ GAMEWEEK 6

Arti Hajdari, MVP i Xhiros VI

Arti Hajdari me top/ Foto: FBK

Arti Hajdari, MVP i Xhiros VI


14 December, 2021 @14:01

Basketbollisti i KB Prizreni-16 dhe i reprezentacionit të Kosovës, Arti Hajdari, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i Xhiros VI në Ligën Unike.

Hajdari ka pasur paraqitje tejet të mirë në përballjen e fundit të ekipit të tij në këtë ligë, në ndeshjen ku Prizreni-16 mposhti Teutën Sezai Surroi.

Arti Hajdari

Pejani 28-vjeçar luajti në këtë ndeshje me 35 pikë, 4 kërcime e 4 asistime. Ndërsa 12 nga 35 pikët e tij i dha në çerekun e fundit, që ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij, 109-97.

Përndryshe, Prizreni-16 i drejtuar nga Arbnor Rifati është në kërkim të lidershipit në këtë ligë, në stinorin debutues për ‘ta, pasi që ka bilans 4-2 pas gjashtë xhirove të para, ndërsa lideri Ylli ka bilans 5-1.



MVP të xhirove deri sot:

MVP Xhiro I Endrit HYSENAGOLLI KB Tirana
MVP Xhiro II Erjon KASTRATI KB Ylli
MVP Xhiro III Dardan BERISHA KB Peja
MVP Xhiro IV Tamas BRUCE KB Teuta
MVP Xhiro V Gëzim MORINA KB Ylli
MVP Xhiro VI Arti HAJDARI KB Prizreni-16

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike