Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJENRI I BASHKIMIT TREGON SI ARRITËN FITOREN

Bajra: Të etur për fitore

Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ A. P.

Bajra: Të etur për fitore


25 January, 2021 @7:51

Trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, në deklaratën e tij pas fitores së portokallezinjëve në përballje ndaj Vëllaznimit mbrëmë, ka thënë se ekipi i tij ka qenë i etur për fitore.

Vëllaznimi kishte sjellë dy lojtarë të ri në ekip për këtë ndeshje që debutonin dhe kishin cilësi, por angazhimi i madh i vendasve ka qenë vendimtar, ka shtuar ai.

BASHKIMI - VËLLAZNIMI, highlights

“Së pari uroj djemtë për fitoren. Jemi munduar jashtëzakonisht shumë për këtë fitore dhe kemi pasur Hamatin e lënduar, që është ndër lojtarët kryesorë të ekipit. Kemi qenë të etur për fitore dhe pas dy humbjeve nuk dëshironim më të lëshonim pikë,” ka thënë Bajra fillimisht.

“Filluam mirë, por për shkak të numrit të limituar në bankë, na ra energjia. Në fund, veçanërisht pas pushimit të pjesës së parë, këta djem treguan se e deshën më shumë fitoren dhe vetë futja në lojë me seriozitet më të madh na solli te fitorja,” ka shtuar trajneri i prizrenasve.

BASHKIMI - VËLLAZNIMI, raporti

“Dëshira jonë ka qenë më e madhe për fitore në këtë ndeshje dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë. Sa i përket ndeshjes së radhës, ajo luhet në mesjavë. Nuk ka shumë kohë për tu përgatitur mirë, por ne shkojmë për të dhënë maksimumin atje dhe këtë do ta bëjmë,” ka thënë ndër të tjera Bajra.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore ka përmirësuar bilansin aktual të ekipit, duke e bërë 9-8 tash pas 17 ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor.

Në mesjavë, Bashkimi udhëton për në Pejë, ku në Karagaç e pret Peja që ka bilans aktual 11-6 dhe po kërkon kreun e renditjes.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga