E DYTA ME RADHË!

Ballkani feston titullin, pas ndeshjes pa gola
28 May, 2023 @19:48
Ballkani që e siguroi titullin kampion në xhiron e kaluar sot në cilësi të mysafirit ka luajtur në stadiumin e vet, për të festuar titullin kampion pas ndeshjes, ku barazoi me Gjilanin në përfundimtaren, Gjilani 0-0 Ballkani.
Asnjëri ekip s’krijoi shumë sot, ndërsa të dyjat kishin siguruar garat evropiane dhe derisa Ballkani luajti për të gjetur sa më shpejt 90-minutëshin dhe për të arritur te festa nën drejtimin e Ilir Dajës për të dytën herë radhazi, Gjilani i Zekirija Ramadanit është i koncentruar në Kupë të Kosovës, ku në finale do të luajë ndaj Prishtinës për të kërkuar trofeun e parë pas 23 vitesh për të kuqtë e Anamoravës.
Për fund, Ballkani kreu stinorin si kampion ku pas 36 ndeshjesh arriti 73 pikë, ndërsa Gjilani i treti, duke siguruar Ligën e Konferencës, me 54 pikë nga po aq ndeshje në një stinor ku ka pasur kriza të mëdha financiare për këta të fundit.