FERONIKELI - BALLKANI

Ballkani me seri pozitive ndaj Feronikelit
18 April, 2021 @10:47
Xhiroja e 29 në Superligën e Kosovës në futboll, sot përfundon me dy ndeshje.
Feronikeli do të përballet me Ballkanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 15:00.
Ballkani në 3 ndeshjet e zhvilluara nuk ka pësuar nga Feronikeli. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3-2 për Ballkanin, ndeshja e dytë me rezultat 1-1 dhe ndeshja e tretë 1-0 në favor të skuadrës suharekase.
Ballkanit i nevojitet fitorja për t’u rikthyer në krye të tabelës dhe të gabojë Drita në ndeshjen kundër Trepçës’89 që luhet sot.
Në anën tjetër edhe Feronikeli kërkon fitoren për t’u ngritur kah mesi i tabelës.
Ballkani aktualisht ka 58 pikë, 3 më pak se liderja Drita, kurse Feronikeli me 34 pikë gjendet në pozitën e shtatë.