KEK-u - RAMIZ SADIKU

Foto: FC KEK-u
Dygolësh i Florim Bërbatovcit, KEK-u shpreson mbijetesën!
17 April, 2021 @17:08
Me dy gola të Florim Bërbatovcit, KEK-u ka arritur ta fitojë duelin e sotëm ndaj Ramiz Sadikut, fitore e cila mund të jetë shumë e rëndësishme për KEK-un në luftën për shpëtim.
Takimi i zhvilluar në Obiliq në fund u mbyll me rezultat 2-1 për skuadrën vendase, ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur 1-1.
Fitorja e shënuar sot i jep shpresë për shpëtim KEK-ut, duke e afruar me vendin e parafundit, kurse Ramiz Sadiku momentalisht është i qetë në mesin e Grupit B të Ligës së Parë.