FLAMURTARI - DARDANA

Mposhtë Dardanën, ngjitet në krye
17 April, 2021 @17:18
Të paktën deri nesër, Flamurtari është lider i Grupit B të Ligës së Parë.
Skuadra prishtinase sot shënoi fitore ndaj Dardanës, për t’u ngjitur kështu në krye të këtij grupi.
Takimi në fjalë në fund u mbyll me rezultat 2-1 për Flamurtarin.
Aq pikë sa Flamurtari ka edhe Ulpiana, që ndeshjen e saj e luan nesër.
Sa i përket Dardanës, kjo skuadër momentalisht ndodhet në mesin e renditjes në Grupin B.