2 KORRIKU - VITIA

Flamur Bajrami hero, 2 Korriku fiton me përmbysje!
17 April, 2021 @17:23
Në takimin e zhvilluar sot në Prishtinë, 2 Korriku ka shënuar fitore 2-1 ndaj Vitisë.
Skuadra prishtinase e pa veten në disavantazh 0-1, por falë golave të Flamur Bajramit në minutat 54’ e 65’, prishtinasit në fund iu gëzuan fitores.
Kjo fitore bën që 2 Korriku të ngjitet në pozitën e tretë, mbi Vitinë, dhe të jetë 4 pikë larg dy vendeve të para të Grupit B të Ligës së Parë.