E FUNDIT

Reagon KF Vjosa: Gjyqtari sinjalizoi gol, pas presioneve e anuloi
17 April, 2021 @22:07
Incidenti i sotëm në përballjen derbi të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës së Shtimes, ka bërë që ndeshja të ndërprehet në minutën e 60 të lojës për shkak të përleshjeve mes dy taboreve.
Skuadra mysafire para pak çastesh ka dalë me komunikatë ku ka bërë të ditur se ekipi i tyre ka shënuar gol të rregullt ndërsa gjyqtari ka pranuar golin dhe pas presioneve nga vendasit, e ka anuluar atë.
Po e sjellim mëposhtë tërë komunikatën e KF Vjosa, pa ndërhyrje:
KOMUNIKATË:
Ndërprerjet ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e Ekrem Grajqevci në Fushë Kosovë.
Në minutën e 60’ KF. Fushë Kosova nga pika e penalltisë shënon gol, në momentet e gëzimit të tyre ku të gjithë lojtarët nikoqir braktisin fushën për të festuar përveq portierit i cili nuk braktis portën dhe me sinjalizim të gjyqtarit, me shpejtësi nga pika e mesit lojtarët tanë fillojnë lojën, ku arrijmë ta përmbysim rezultatin në 1 me 1, ku gjyqtari kryesor sinjalizon për gol. Pas këtij momenti, vërsulën shikuesit brenda fushës dhe pas 8 minutave presion dhe kërcënime nga kundërshtarët gjyjgjtari anulon golin.
Kërcënimet dhe sjelljet jo sportive nuk mjaftuan, shikuesit u vërsulën dhe sulmuan lojtarët tanë brenda fushës ku fusha e futbollit u shndërrua arenë boksi dhe karateje.
Është për të ardhur keq, se përveq tifozëve vendas, lojtarët tanë sulmohen edhe nga përfaqësuesi zyrtar i klubit nikoqir.
Ne si klub dënojmë ashpër sjelljet i tilla jo sportive në të gjitha fushat e futbollit të Republikës së Kosovës, andaj kërkojmë nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe të gjitha organet tjera, ti dënojnë sjelljet e tilla vandale dhe të mirren masat në bazë të legjislacionit në fuqi, që e drejta sportive të triumfoj, që rastet e tilla mos të ken vend në futbollin kosovar.