Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - LLAPI

Fitore e Llapit në Gjilan, humbja e parë e Munishit

Foto: KF Llapi

Fitore e Llapit në Gjilan, humbja e parë e Munishit


17 April, 2021 @16:56

Humbjen e parë Ismet Munishit si kryetrajner i Gjilanit ia ka shkaktuar skuadra e Llapit.

Takimi i sotëm mes Gjilanit dhe Llapit në fund u mbyll 0-2 (Edon Sadriu 20’ 52’) për mysafirët.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Edon Sadriu i Llapit në minutën e 20’, ndërkohë që ishte përsëri Sadriu ai që e gjeti rrjetën për Llapin.

I dyti gol për të erdhi në minutën e 52’ të ndeshjes, e me këtë gol fitorja e Llapit u vulos, me gjilanasit që u treguan të pafuqishëm ta gjenin rrjetën kundërshtare në minutat e mbetura.

TABELA AKTUALE

Nga ky takim vlen të përmendet edhe përjashtimi nga loja i Benjamin Eminit të Llapit, i cili në minutën e 64’ u detyrua ta lëshojë fushën pas dy kartonëve të verdhë, por edhe pa të Llapi u mbajt mirë dhe e mbylli ndeshjen me fitore.

Fitorja e shënuar sot e qetëson edhe më tepër Llapin, duke e larguar edhe më shumë nga zona e rrezikshme, kurse Gjilani mbetet i qetë në vendin e katërt të renditjes.

Mesjavën që vjen, Llapi e luan ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës ndaj Prishtinës në Podujevë, kurse në ligë, Llapi në ndeshjen tjetër luan ndaj Trepçës ‘89 në shtëpi.

Sa i përket Gjilanit, kjo skuadër xhiron që vjen luan në udhëtim te Ballkani, duel i cili e vë përballë Ismet Munishin ndaj ish-skuadrës së tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga