Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - LIRIA

Pa gola në Istog, pikët ndahen

Foto: FC Istogu

Pa gola në Istog, pikët ndahen


17 April, 2021 @16:58

Pa gola është mbyllur dueli i zhvilluar sot mes Istogut dhe Lirisë.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 23-të Grupit A të Ligës së Parë u mbyll me rrjeta të paprekura, 0-0, përkundër rasteve të shfaqura për të dyja skuadrat dhe kështu skuadrat në fjalë u detyruan t’i ndajnë pikët.

Lëshimi i dy pikëve sot nuk i bën aspak mirë Istogut në luftën për t’i ndjekur dy skuadrat e para të renditjes, kurse Liria mbetet e qetë në mesin e tabelës, e pajtuar me fatin që të luajë edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë.

TABELA AKTUALE

Xhiron që vjen, Liria e pret Trepçën, kurse Istogu e pret skuadrën tjetër prizrenase, A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë