BALLKANI - DRENICA

Ballkani në krye, pret gabimin e Dritës
5 March, 2021 @14:55
Skuadra e Ballkanit e mposhti Drenicën me rezultat 2-1 [ Arbër Hoxha 42’, Bajram Jashanica 48 - Dardan Rogova 86’] dhe përkohësisht u ngrit në pozitën e parë në Superligë.
Ballkani në fund të pjesës së parë kaloi epërsi me Arbër Hoxhën (42’), derisa në fillim të pjesës së dytë, shënoi me kokë Bajram Jashanica (48’), gol që ishte i pari i tij në Superligën e Kosovës.
Drenica e ngushtoi epërsinë me golin e shënuar në minutën e 86’ me Dardan Rogovën, por nuk kishte kohë të mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin.
Ballkani përkohësisht ngritet në krye të tabelës me 48 pikë, derisa pret Dritën që të gabojë kundër Feronikelit.
Drenica gjendet në pozitën e parafundit me 24 pikë.
Në xhiron tjetër Ballkani takohet me Arbërinë, kurse Drenica me Llapin.