FITIME NGA UEFA

Ballkani pranë “infuzionit” 3-milionësh
12 August, 2022 @14:13
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur raundin e PlayOffit për Ligë të Konferencës pasi që eliminoi ditë më parë ekipin e Ishujve Faroe, Klaksvik.
Me këtë, skuadra suharekase e drejtuar nga Ilir Daja është një hap afër sigurimit të fazës grupore të garës, që do t’i sillte ekipit një shumë të majme eurosh.
Ballkani do të ndeshet me kampionin e Maqedonisë Veriore në PlayOff, Shkupi, ku në dy ndeshje do të kërkojnë fazën grupore të garës.
Nëse Ballkani arrin këtë, atëherë do të shkruajë historinë si ekipi i parë nga Kosova që arrin fazën grupore të një gare evropiane, prej se ekipet tona luajnë aty.
Ndërsa shpërblimi në të holla nga UEFA-ja, pa llogaritur fazat tjera, vetëm për sigurimin e fazës grupore është 2 milionë e 940 mijë euro.
Ndeshja e parë luhet në Shkup, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë, më 18 respektivisht, 25 gusht.