Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'KA FITORE

Barça nuk këndellet, ndalet edhe nga Girona

Braziliani Raphinha në tentimin e tij, u ndalë nga mbrojtja e Gironës për 0-0 përfundimtare/ Foto: FCBarcelona/ tw

Barça nuk këndellet, ndalet edhe nga Girona


10 April, 2023 @23:01

Pas humbjes së thellë ndaj Real Madridit në Camp Nou në kuadër të Copa del Rey, Barcelona nuk është këndellur ende. Ekipi katalonas është ndalë nga Girona në kuadër të LaLigas sonte, derisa ndeshja ka përfunduar 0-0, gjithashtu në Camp Nou.

Me barazimin 0-0 Barcelona ka humbur mundësinë që të ngris dallimin në 15 pikë ndaj Real Madridit në krye të renditjes tabelare, ndërsa Paulo Gazzaniga ka qenë ndër “fajtorët” kryesorë që ka mohuar fitoren e ekipit të Xavit, pasi që ka ndalur tentimet e mira të Raphinhas dhe Roland Araujos.

Pas 28 ndeshjesh, Barcelona lidere ka 71 pikë, 13 pikë më shumë sesa Reali ndjekës. Girona në anën tjetër, ka 35 pikë dhe është e 11-ta në renditje.

Kliko X në video, për të larguar reklamën dhe për të shikuar #highlights Barcelona-Girona

 


 
Të gjitha lajmet nga