Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE BASELI PRESIN SHPERTHIMIN E EDONIT

Basel i sigurt që Edoni do të kënaq tifozët

Foto: fcb.ch

Basel i sigurt që Edoni do të kënaq tifozët


23 September, 2020 @11:01

Klubi zviceran Basel ka nënshkruar përfundimisht me Edon Zhegrovën, duke ia blerë kartonin nga ekipi belg Genk, ndërsa kosovari ka nënshkruar deri në verë të vitit 2023 me ekipin në fjalë.

Basel ka bërë të ditur se ka pasur bisedime të rëndësishme me Genkun për Edonin dhe i ka bindur që t’ua marr lojtarin, duke mos treguar shumën e dëmshpërblimit, pasi që Zhegrova 21 vjeç ka pasur edhe 1.5 vjet kontratë me belgët.

“Jemi shumë të lumtur që t’i dëshirojmë mirëseradhje të sërishme Edonit në Basel. Ka qenë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë çështje, pasi që një lojtar si Edoni është i mirë për ekipin tonë dhe jemi të bindur se ai do t’i sjellë shumë gëzime tifozëve tanë,” ka thënë kreu i Baselit, Bernhard Burgener, për faqen zyrtare të klubit.

Zhegrova ka luajtur 17 ndeshje me reprezentacionin e Kosovës deri tash ndërsa për Baselin ka regjistruar 27 paraqitje prej shkurtit të vitit 2019, si huazim. Në proces ka shënuar dy gola.

“Kam kaluar kohë të mirë këtu në stinorin e kaluar dhe jam i lumtur që do t aveshë përsëri fanellën kuq-e-kaltër. Bashkë me trajnerin dhe bashkëlojtarët do të dëshiroja të festojmë suksesin në fund - ndërsa unë do të bëj gjithçka për të arritur këtë,” kanë qenë fjalët e Edonit thënë për faqen zyrtare të klubit me rastin e prezantimit të tij te ekipi zviceran.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova