Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — ÇEREKFINALJA: 3

Bashkimi eliminon Pejën dhe pret rivalin gjysmëfinal

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi eliminon Pejën dhe pret rivalin gjysmëfinal


14 February, 2024 @19:16

Një performancë tejet luftarake në fund nga Bashkimi dhe nuk ka lejuar që Peja të shtojë epërsinë duke e rikthyer ndeshjen dhe duke e fituar atë për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës.

Verdhezinjtë arritën që të kapin Bashkimin që ishte në epërsi pas pjesës së parë. Dolën në epërsi. Mirëpo rikthimi i madh i Bashkimit erdhi në 5 minutëshin e fundit të ndeshjes për të fituar duelin, 64-73.

SKEMA E KUPËS

Erik Copes dhe Will Daniels kanë dominuar nën kosh, derisa i pari dha 16 pikë e 9 kërcime, i dyti 13 pikë e 9 kërcime për fitore. Altin Morina u tregua solid kah fundi, duke shënuar pikë vendimtare për të bërë dallimin. Ai kreu lojën me 13 pikë e 8 asistime.

Pejanët ishin larg lojës së vet dhe në tentime për tre pikë ishin vetëm 17% duke dhënë 7 nga 39 tentime! Më së shumti pikë dha Kwame Vaughn, 12, ndërsa 11 të tjera i shënoi Larry Thomas. Këta dy ishin edhe të vetmit që dhanë pikë dyshifrore - ndërsa pjesa tjetër e ekipit nuk mjaftoi për më tepër.

Bashkimi në gjysmëfinale do të pret fituesin e duelit Prishtina - Prizreni që luhet sonte. Bashkimi me fituesin e kësaj ndeshjeje takohet nesër mbrëma, prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës