Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — ÇEREKFINALJA: 2

Ylli tregohet i fortë për Vëllaznimin

Foto: FBK

Ylli tregohet i fortë për Vëllaznimin


13 February, 2024 @23:44

Me një start të fuqishëm, Ylli ka bërë dallimin në lojë dhe ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll duke e mposhtur Vëllaznimin me 18 pikë dallim, 76-58.

Gezim Morina @ Ylli

Çereku i parë i lojës 31-12 ka qenë fjala kryesore e ndeshjes për Yllin e drejtuar nga Petar Mijovic, ndërsa në të tjerët dueli ka shkuar thuajse njëjtë, 18-19, 12-14 dhe 15-13, ashtu që suharekasit të mos kenë dilema sa i përket fituesit gjatë ndeshjes.

Alonzo Verge me 18 pikë e 6 asistime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Yllit në fitore, ndërsa me 12 pikë ka kontribuuar Valon Bunjaku e 11 të tjera i ka dhënë Gëzim Morina në fitore.

SKEMA e KUPËS

E Vëllaznimi që prej largimit të Sam Sessoms nuk është më i njëjti. Jalen Ray ka dhënë 15 pikë e Jordan Dallas 15 të tjera në ndeshjen ku asnjë nga vendorët e Vëllaznimit nuk arritën të bëjnë më shumë për ekipin. Burim Zekiqi gjuajti 1/6 për tre pikë, Ray 2/7, ndërsa përforcimi i fundit Craig Osaikhwuwuomwam kishte vetëm rreth 2 minuta në parket!

Dajuan Graf

Derisa Vëllaznimi si organizator i “Final 8” i Kupës eliminohet në çerekfinale të saj, Ylli tashmë fillon të përgatitet për duelin e vështirë në gjysmëfinale ndaj Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës