FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — ÇEREKFINALJA: 1

Fotot: FBK
Bindshëm dhe pa befasi, Trepça në gjysmëfinale
13 February, 2024 @18:39
Pa befasi, skuadra e Trepçës e ka fituar duelin e sontëm çerekfinal ndaj Istogut dhe kështu ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, garë që po mbahet në formë të turneut disa ditor në “Shani Nushi” të Gjakovës.
Duelin që u luajt sot me fillim nga ora 17:00, Trepça e fitoi me rezultatin përfundimtar 84-51.
Ndeshja nuk pati histori, me mitrovicasit që dominuan që nga fillimi dhe nuk lanë dyshime për fituesin në asnjë moment.
SKEMA E KUPËS DHE ORARI I NDESHJEVE.
18-15, 21-8, 21-11 dhe 24-17 përfunduan çerekët, për përfundimtaren 84-51.
Kevin Bracy-Devis me 13 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Trepçës sonte, e nga 12 pikë shtuan Dardan Kapiti, Drilon Hajrizi dhe Devonte Upson.
Daquan Brooks me 15 pikë dhe Tyres Prince me 14 pikë ishin më të mirët te Istogu.
Ndonëse ishte pjesë e skuadrës, sonte nuk pati minuta për Erjon Kastratin te Trepça.
Në gjysmëfinale Trepça takohet me fituesin e duelit mes Yllit e Vëllaznimit, duel i cili zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.