Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024"

Bora duket e pakonkurrencë në Ligë të Parë, siguron finalen

Bora duket e pakonkurrencë në Ligë të Parë, siguron finalen


13 February, 2024 @15:36

Skuadra e Borës që është pa humbje këtë stinor në Ligë të Parë të Kosovës, në mënyrë të njëjtë ka vazhduar edhe në Kupë të Ligës së Parë të Kosovës, ku në ndeshjen gjysmëfinale pa asnjë problem ka kaluar pengesën e quajtur Kosovari.

KB Bora

Basketbollistët e drejtuar nga Arben Krasniqi kanë kaluar ndeshjen bindshëm për të fituar në fund dhe për të siguruar finalen, të cilën e luajnë pasnesër me fituesin e ndeshjes Vushtrria-NewBasket.

SKEMA E KUPËS SË LIGËS SË PARË

Demolimi i kundërshtarit nisi që në fillim të ndeshjes, ndërsa dueli përfundoi me 116-59, e Dion Haxhosaj me 25 e Ty Jefferson me 24 pikë të shënuara kanë qenë të pandalshëm. Dyshja kryen lojën me statistika impresive, derisa Haxhosaj luajti me double-double duke bërë edhe 12 kërcime, Jefferson mbylli ndeshjen me triple-double duke regjistruar 11 asistime e 10 kërcime në këtë fitore.

Kosovari

22 pikët e Eliot Pecit te Kosovari nuk mjaftuan, pasi që pjesa tjetër e ekipit të drejtuar nga I. Prebreza, nuk mund të bënte më shumë. Në fund, Bora shkoi në finale të Kupës së Ligës së Parë dhe vazhdon luftën për të mbrojtur trofeun e fituar vjet, ndërsa Kosovari eliminohet nga gara.

KB Bora


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës