Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024"

Kupa e Kosovës: Një gjysmëfinale dhe dy çerekfinale edhe në ditën e dytë

Foto: Final8Gjakova/fb

Kupa e Kosovës: Një gjysmëfinale dhe dy çerekfinale edhe në ditën e dytë


14 February, 2024 @9:33

Dje ka nisur turneu i Kupës së Kosovës në “Shani Nushi”, ndërsa në duelet e para u shfaqën ndeshje interesante edhe pse nuk kishte ndonjë duel me epilog dramatik.

Në Kupë të Ligës së Parë, Bora siguroi finalen duke mposhtur Kosovarin, ndërsa në Kupë të Kosovës, Trepça e Ylli fituan rivalët e tyre çerekfinal Istogun e Vëllaznimin për të siguruar gjysmëfinalen.

Në ditën e dytë të turneut, sot më 14 shkurt në program janë:

Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë:

KUPA E LIGËS SË PARË:

Gjysmëfinalja 1
14:00 Vushtrria - NewBasket.

Shiko: Skemën e Kupës së Ligës së Parë

KUPA E KOSOVËS:

Çerekfinalet:
17:00 Peja - Bashkimi
20:00 Prishtina - Prizreni.

Shiko: Skemën e Kupës së Kosovës


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës