Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8 "GJAKOVA 2024"

Kupa e Kosovës: Një gjysmëfinale dhe dy çerekfinale në ditën e parë

Kupa e Kosovës: Një gjysmëfinale dhe dy çerekfinale në ditën e parë


12 February, 2024 @15:12

Turneu i Kupës së Kosovës në basketboll me shumë entuziazëm pritet të nis nesër në Gjakovë, ndërsa duelet e para të ditës së parë të turneut tashmë kanë të përcaktuar orarin e fillimit të ndeshjeve.

Aty, siç dihet do të luhet për tre trofe: Kupa e Kosovës, Kupa e Ligës së Parë dhe Kupa e Kosovës (femrat).

Në ditën e parë të turneut që nis prej 13 shkurtit dhe mbaron për Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt takohen:

Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë:

KUPA E LIGËS SË PARË:

Gjysmëfinalja 1
14:00 Bora - Kosovari.

KUPA E KOSOVËS:

Çerekfinalet:
17:00 Trepça - Istogu
20:00 Ylli - Vëllaznimi.

SKEMA E KUPËS dhe ORARI
SKEMA E KUPËS, ORARI dhe REZULTATET (2022/23)


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës