Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E LIGËS SË PARË — GJYSMËFINALJA 2 (PP)

NewBasket krijon dallimin, i afrohet finales

NewBasket krijon dallimin, i afrohet finales


14 February, 2024 @14:48

Skuadra prizrenase NewBasket ka bërë dallimin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës në çerek të dytë dhe ka shkuar në pushim pjesëlojësh me 11 pikë dallim karshi Vushtrrisë, 40-51.

Isaac Hill me 17 pikë është koshashënuesi më i dalluar i NewBasketit pas 20 minutave lojë në “Shani Nushi”, ndërsa te Vushtrria po aq i ka shënuar Albion Imeri.

Fituesi i kësaj ndeshjeje gjysmëfinale, në finale do të takohet me Borën prishtinase, që dje pa telashe mposhti Kosovarin. Bora është mbrojtëse e trofeut të Kupës së Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës