Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Bashkimi me përforcim?

Bashkimi me përforcim?


1 October, 2018 @16:46

TopSporti mëson, nga burimet e sigurta por jo-zyrtare, për përforcimin e radhës te KB Bashkimi.

Flitet per alon Jordan Capps, nga Southeastern Louisana University, i cili në verën që sapo lamë pas, ishte pjesë e ushtrimeve “NBA pre-Draft” me Charlotte Hornets.

Nëse ky transfer vërtetohet si i saktë, skuadra e Bashkimit pritet të përforcohet nga një basketbollist i gjithëanshëm. Pozita të cilën Capps e mbulon me sukses është e ajo e alos, mirëpo shihet qartë nga xhirimet më poshtë se ai mund të ndihmojë edhe në pozitat 1,2, dhe 3, me fokus të veçantë në kundërsulmet eksplozive.

 

Statistikat e Jordan Capps në SLU ishin: 13.5 ppg, 4.3 rpg, 1.0 bpg, dhe 54% gjuajtje nga loja.

Redaksia e TopSportit e ka kontaktuar KB Bashkimi për konfirmim zyrtar të kësaj informate.

Deri në konfirmim nga zyrtarët e klubit, shikoni edhe ngulitjen e Jordan Capps ne sekondat e fundit, si pjesë asokohe e skuadrës Peachtree Ridge High School.

 

Ky përforcim i KB Bashkimi do të ishte mëse i domosdoshëm për kampionin aktual të cilët sezonin e filloi me dy humbje dhe asnjë fitore të regjistruar.

Humbja e fundit ishte e thellë nga KB Rahoveci si mysafirë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga