BASHKIMI

Bashkimi me qendër amerikane para duelit me Rahovecin
28 January, 2022 @22:40
Skuadra prizrenase, Bashkimi, para pak çastesh, ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës.
John Florveus do të jetë pjesë e Bashkimit për stinorin pranveror.
Florveus është i gjatë 211 cm dhe luan në pozitën e qendrë. Ai gjatë karrierës së tij 9 vjeçare ka luajtur në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani, Gjemrani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Portugali dhe Spanjë.
31 vjeçari John Florveus, pritet të debutojë qysh nesër kundër Rahovecit.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 8 fitore e 9 humbje.