BASHKIMI vs KERASAN
Bashkimi merr përsëri kreun e Superligës
25 November, 2016 @20:50
Bashkimi pa telashe të shumta ka shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinës sonte në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Ekipi prizrenas pas çerekut të parë të matur, ka shpërthyer në çerek të dytë të ndeshjes për të krijuar avantazh të madh ndaj ekipit të ri në moshë prishtinas, 63-34.
Më pas, në pjesë të dytë portokallezinjtë kanë mbajtur epërsinë, derisa trajneri i ekipit Dragan Radovic i ka dhënë hapësirë pak më shumë të rinjve derisa ndeshja përfundoi me rezultat, 98-61.
Kejuan Johnson ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 18 piëkve dhe 14 asistimeve, ndërsa i kanë munguar dy kërcime për tu bërë njeriu i parë në Superligë këtë stinor me triple-double.
Mikaile Tmusic ka shënuar 16 pikë të tjera në këtë fitore, ku nga 15 kanë shënuar Imer Tahiri dhe Eric Palm, ndërsa Kayel Locke ka kontribuuar me 14 e Edmond Kryeziu me 12 të tjera.
Te Kerasani, Genc Gashi ka qenë më efikasi me 11, ndërsa përveç tij vetëm edhe Fisnik Pula ka shënuar pikë dyshifrore, 10.
Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi merr kreun e Superligës me bilanc 7-1, ndërsa Kerasani mbetetet të kërkojë fitoren diku tjetër këtë stinor.
BASHKIMI
1 | Kejuan Johnson (31:30) | 18 pikë | 14 asistime | 8 kërcime |
2 | Mikaile Tmusic (31:40) | 16 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Imer Tahiri (25:15) | 15 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Eric Palm (25:34) | 15 pikë | 4 asistime | 2 topa të vjedhur |
5 | Kayel Locke (29:51) | 14 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
6 | Edmond Kryeziu (24:52) | 12 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Ermin Jazvin (19:21) | 6 pikë | 9 kërcime | - |
8 | Ardit Memqaj (11:53) | 2 pikë | 4 kërcime | 1 top të vjedhur |
9 | Altin Gashi | - | - | - |
10 | Endrit Zenelaj | - | - | - |
KERASAN PRISHTINA
1 | Genc Gashi (16:35) | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Fisnik Pula (17:34) | 10 pikë | 2 kërcime | - |
3 | Gent Shala (32:36) | 9 pikë | 7 kërcime | - |
4 | Kujtim Sadiku (27:34) | 9 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
5 | Ilir Hasani (23:39) | 6 pikë | 5 kërcime | - |
6 | Ermir Gashi (19:18) | 6 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Kreshnik Muçolli (28:21) | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Mërgim Jakupi (22:59) | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Andi Spahiu (10:00) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Andi Vrapqani (1:20) | - | - | - |